Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të jetë serioz vetëm kur të ketë një plan të qartë financiar për zbatimin e tij nga Ministria e Financave.
Sipas analizave të PDSH-së, për implementimin e plotë të ligjit nevojiten 470 milionë euro, përfshirë përgatitjen e kuadrove dhe pajisjen e institucioneve. Thaçi kërkon që shërbimet në sportelet e institucioneve të funksionojnë në dy gjuhë, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të flasin në dy gjuhë.




