Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 19:38
Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel

Profesori Abit Hoxha ka folur për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke shprehur pritje të ulëta sa i përket zhvillimeve në aspektin ligjor dhe diplomatik.

“Pritjet e mia në aspektin ligjor dhe diplomatik janë shumë të ulëta. Çka do të prisja prej këtij komisioni është një mobilizim i skajshëm i shoqërisë kosovare, së pari në mënyrë financiare, së dyti në mënyrë intelektuale, që t’i jepet mundësia mbrojtjes ta performojë punën e saj më të mirë”, ka deklaruar Hoxha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai ka përmendur edhe vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për kufizimin e fondeve për mbrojtjen, duke iu referuar rastit të Haxhi Shalës.

“Rasti i Haxhi Shalës nuk lidhet drejt me ish-krerët e UÇK-së, por kemi njëfarë ngecje, një problem në Kosovë, i cili shihet që nuk po gjykohet UÇK-ja, nuk po gjykohet lufta, por po gjykohen katër individë”, është shprehur ai.

Hoxha ka theksuar se komisioni duhet ta ndryshojë këtë qasje, duke mundësuar fondet e nevojshme për mbrojtjen dhe më pas të nisë beteja diplomatike.

“Komisioni e ka për detyrë ta ndryshojë këtë qasje, t’i japë qasje në fonde aq sa duhet dhe pastaj të fillojë beteja diplomatike dhe të tjera. Terreni kryesor i kësaj beteje është në Bruksel për momentin. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Brukselin”, ka deklaruar Hoxha.

hoxhadiplomatikeapelit

Të ngjashme

I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

I vështirësohen punët Kosovës: Veldin Hoxha përjashtohet me të kuq!

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 19:37Takime me Macronin, Rutte dhe liderë të tjerë ndërkombëtarë, Kurti jep detaje për vizitat e tij në Paris dhe Dublin
  • 19:32Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
  • 19:26Fermeri pretendon se refuzoi 11 mijë franga për dashin: E kam lënë për Thaçin kur të lirohet
  • 18:5447-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Mal të Zi
  • 18:43Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë