Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas Haxhiut, dekreti është pranuar dy javë pas miratimit të ligjit në Kuvend. Ajo tha se ligji po hyn në fazën e zbatimit dhe se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e themelimit të Byrosë.




