Spitali Rajonal i Prizrenit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin e raportuar të një vajze 26-vjeçare, e cila vdiq tragjikisht pasi dyshohet se kishte gëlltirur një qese me drogë.
Fillimisht, viktima ishte dërguar në Emergjencën e këtij spitali rreth orës 19:00, nga Policia Kosovës, ku janë kryer ekzaminime dhe më pas është liruara, "pas vlerësimit mjekësor".
"Me rastin e pranimit, pacientes i janë kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë ekzaminimin radiologjik (RTG nativ të traktit torako-abdominal), ultrazërin e abdomenit, si dhe ekzaminimin gjinekologjik.
Sipas rezultateve të ekzaminimeve të realizuara, nuk janë evidentuar gjetje pozitive.
Pacientja ka qenë në gjendje stabile shëndetësore dhe, pas vlerësimit mjekësor, është liruar nga emergjenca." - njofton spitali.
Por, pas disa orësh, 26-vjeçarja është dërguar sërish në spital, pa shenja vitale dhe është konfirmuar vdekja e saj.

