Një grua 43-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës, pacientja është sjellë dje, rreth orës 14:20, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe reanimimit të ndërmarrë, nuk është arritur rikthimi i shenjave vitale.
Spitali ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar organet kompetente, të cilat do të merren me procedurat e mëtejme.
