Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka bërë të ditur se, së bashku me deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, ka iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi.
Mustafa ka deklaruar se kërkesa për shkarkim lidhet me disa shkelje të dyshuara ligjore, moszbatimin e vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, si dhe përfshirjen në aktivitete politike të ndaluara me ligj.
