Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 17:10
Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pas reagimit të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Në një postim në X, Osmani tha se “bota me të drejtë është e indinjuar nga reagimi i regjimit të Vuçiqit”, por shtoi se “kjo është ajo për të cilën e kemi paralajmëruar Evropën gjatë gjithë kohës: Serbia dhe regjimi i saj nuk kanë ndryshuar kurrë”.

“Ajo që ka ndryshuar është se Serbia sot është vend kandidat për anëtarësim në BE, që glorifikon kriminelët e luftës dhe i feston krimet e tyre. Një vend kandidat që vazhdon të mohojë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, dhunën seksuale gjatë luftës, masakrimin e fëmijëve të vegjël, ndër të tjera”.

“Një vend kandidat që vazhdon t’i sulmojë fqinjët e tij”, deklaroi ish-presidentja.

Tutje, ajo shtoi se Serbia, si vend kandidat, qëndron në krah të Putinit, bashkëpunon me Kinën dhe Iranin dhe punon kundër sigurisë së Evropës, ndërsa pretendon se është partner i Evropës.

“Një vend kandidat që refuzon t’i hapë arkivat e tij, ndërsa familjet në të gjithë Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën ende kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur me forcë”.

E megjithatë, shtoi Osmani, “Brukseli vazhdon ta shpërblejë me miliarda euro”.

“Nuk mund ta financosh një regjim që glorifikon armiqtë e Evropës dhe më pas të befasohesh kur ai sillet ashtu. Pyetja nuk është më nëse Serbia ka ndryshuar. Pyetja është se sa gjatë do të vazhdojë Brukseli të pretendojë se ajo ka ndryshuar”.

“Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm. Ndoshta një ditë, vetëm një ditë, Brukseli do të zgjohet dhe do ta shohë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, shkroi ish-presidentja Vjosa Osmani në X.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Ratko Mlladiq, krimineli i dënuar i luftës, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore, nëse kjo i kërkohet

serbiaosmanindryshuar

Të ngjashme

Gashi dhe Osmani mposhten nga Vikingi në UEFA Youth League

Gashi dhe Osmani mposhten nga Vikingi në UEFA Youth League

16:02
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

12:02
Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

22:13
Erblin Osmani niset me Bayernin drejt Norvegjisë për ndeshjen e UEFA-s

Erblin Osmani niset me Bayernin drejt Norvegjisë për ndeshjen e UEFA-s

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 09:14Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij
  • 08:59Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë
  • 08:35Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët
  • 08:09Kaq është çmimi i metrës së druve sivjet
  • 08:01A mund të bjerë borë kur temperatura është mbi 0°C?