Çmimi i druve për ngrohje këtë vit ka mbetur i njëjtë me atë të vitit të kaluar, rreth 60 euro për metër, ndërsa shitësit thonë se interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre ka rënë.
Sipas tyre, një nga arsyet mund të jetë përdorimi më i madh i klimave për ngrohje.
Florian Haxholli, punëtor në shitjen e druve, thotë se këtë vit çmimi është 60 euro për metër, me mundësi që të rritet në 70 euro. Sipas tij, interesimi i qytetarëve për blerjen e druve është i ulët.
“Çmimi sivjet është 60 euro për metër, por mund të bëhet 70 euro. Nuk ka të interesuar, tash më shumë me klima po ngrohen”, tha ai, tha Haxholli.
Ndërkohë, qytetarët kanë mendime të ndryshme për çmimet dhe mënyrën e ngrohjes gjatë dimrit.
Qytetari Enver Ahmeti thotë se familja e tij është ngrohur kryesisht me dru, por sipas tij, çmimi i tyre është i lartë.
