Banorët e Kishnapolës dhe disa fshatrave përreth në Gjilan po përballen me vështirësi në marrjen e shërbimeve shëndetësore, pasi që nga fillimi i nëntorit është ndërprerë përkohësisht puna e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat.
Ata thonë se ky vendim ka vështirësuar qasjen në kujdes shëndetësor, veçanërisht për të moshuarit dhe personat që nuk kanë transport privat.
Banorët e kanë kundërshtuar ndërprerjen e shërbimeve, duke kërkuar rikthimin e funksionimit të ambulancës.


