Stafi shëndetësor në Spitalin e Prizrenit mund të përballet me masa disiplinore në rast se paraqitet në vendin e punës me thonj të zgjatur apo grim të ekzagjeruar.

Kjo masë vjen në kuadër të rregullave të reja të vendosura nga drejtori i spitalit, i cili ka thënë se synon ruajtjen e dinjitetit dhe profesionalizmit të personelit shëndetësor.

Rastet e mosrespektimit të këtyre rregullave pritet të trajtohen nga komisioni disiplinor.