Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 08:59
Punëtorët teknikë të shkollave të mesme në Prishtinë hyjnë në grevë

Pas grevës së punëtorëve teknikë në shkollat e mesme të Prishtinës, grevës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët teknikë të shkollave fillore, për shkak të mospagesës së pagave dhe vonesave në ekzekutimin e tyre.

Sipas njoftimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave dhe shlyerjen e obligimeve të mbetura.

Gjatë vizitës në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, u tentua të merren pamje nga brenda objektit shkollor, por kjo nuk u lejua. Po ashtu, nuk u konfirmua nëse greva ka nisur edhe në këtë institucion, prandaj situata e punëtorëve teknikë në këtë shkollë mbetet e paqartë, shkruan EO.

Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Prishtinës, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00. Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas sindikatës, kanë mbetur pa paga.

teknikëpunëtorëtprishtinë

Të ngjashme

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

10:22

Më shumë nga Lajme

  • 09:57Zbulohet bixhoz në një lokal në Mitrovicë, sekuestrohen mijëra çipa
  • 09:45Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Shipol të Mitrovicës
  • 09:43Kurti i gëzohet funksionalizimit të institucioneve: Më në fund kemi mundësinë të merremi me zhvillim e punësim
  • 09:34“Do të marrim një vendim për krerët e UÇK-së”: Çka po paralajmëron Kurti?
  • 09:33Arrestohet një shtetas serb në Merdar, në veturë iu gjet një elektroshok