Një shtetas i huaj është arrestuar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur një sasi e dyshuar e kokainës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28.11.2026, rreth orës 02:00, kur të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me substancë që dyshohet të jetë kokainë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




