Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani i reagon kritikave: Liqeni është dëshmia më e qartë e dështimit të PDK-së në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 17:12
Osmani i reagon kritikave: Liqeni është dëshmia më e qartë e dështimit të PDK-së në Mitrovicë

Nënkryetari i Mitrovicës, Enis Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për gjendjen e Liqenit, duke iu përgjigjur zyrtarëve të PDK-së që kanë ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje.

Sipas Osmanit, reagimet e fundit të PDK-së janë të vonuara, pasi, siç thotë ai, kjo parti ka qeverisur për katër vite dhe nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për rregullimin e Liqenit, përfshirë edhe në buxhetin e vitit 2026, i cili është hartuar nga qeverisja e kaluar.

“Gjendja në Liqen është pasqyra më e mirë e mënyrës se si PDK-ja, gjatë katër viteve të fundit, e ka lënë pas dore Mitrovicën në çdo aspekt”, ka deklaruar Osmani.

Postimi i tij:

Eksponentë të PDK-së paskan reaguar për gjendjen në Liqen. Shumë mirë, por çfarë keni bërë për katër vite me radhë dhe sa mjete keni ndarë për Liqenin në buxhetin e vitit 2026, i cili është hartuar nga ju?

Gjendja në Liqen është pasqyra më e mirë e mënyrës se si PDK-ja, gjatë katër viteve të fundit, e ka lënë pas dore Mitrovicën në çdo aspekt.

Për qeverisjen tonë nuk do të ketë nevojë të pritet fundi i mandatit. Qytetarët po e shohin një Mitrovicë ndryshe tashmë pas vetëm gjashtë muajsh, me ide, vullnet, largim të uzurpimeve dhe punë konkrete.

Liqenin do ta adresojmë për në vitin 2027, kur për herë të parë do ta hartojmë vetë buxhetin dhe do të ndajmë mjete konkrete për rregullimin e tij.

Mitrovica

Më shumë nga Lajme

  • 18:29Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin
  • 18:13Seanca e nesërme në Kuvend, Aleanca del në konferencë sonte
  • 18:09Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
  • 18:00Fundjavë përvëluese në Kosovë
  • 17:58Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59