Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, Kolonel Giuseppe De Blasi, u takua me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në Komunën e Pejës.

Në takim theksohet se u diskutua për situatën e sigurisë dhe çështjet lokale

Sipas njoftimit të KFOR-it, De Blasi riafirmoi angazhimin e misionit të NATO-s për të punuar ngushtë me institucionet vendore për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente.