Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 21:49
Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, ka dalë me njoftim për gjendjen e tij shëndetësore, ku ka treguar se pas trajtimit dhe kontrolleve mjekësore në Zagreb, rezultatet e fundit tregojnë përmirësim të dukshëm në luftën e tij me sëmundjen e tij.

Përmes një mesazhi publik, Koci ka bërë të ditur se tumori në mëlçi është në fazën përfundimtare të largimit, ndërsa tashmë po hyn në një etapë të re të mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes së gjendjes shëndetësore, duke vazhduar terapinë sipas rekomandimeve të mjekëve dhe në intervale më të zgjatura kohore.

Në mesazhin e tij, Koci ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë, si moralisht, ashtu edhe materialisht.

Postimi i plotë:

TË DASHUR MIQ, SHOKË DHE DASHAMIRË!

Dua të ndaj me ju një lajm të mirë, një lajm që për mua dhe familjen time është burim i një gëzimi të veçantë, i shpresës dhe i mirënjohjes së pafund.

Këto ditë ndodhem në Zagreb, në vazhdim të trajtimit dhe kontrolleve të mia mjekësore. Rezultatet e fundit janë tejet inkurajuese dhe shpresëdhënëse. Tumori në mëlçi është në fazën përfundimtare të largimit të tij. Një rrugëtim i vështirë, i mbushur me sfida, ankth e pasiguri, po i afrohet një etape të re, asaj të mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes së gjendjes shëndetësore, duke vazhduar terapinë sipas rekomandimeve të mjekëve, tashmë në intervale më të zgjatura kohore.

Por, në këtë rrugëtim, kam kuptuar edhe një herë se njeriu nuk e përballon i vetëm as sprovën më të rëndë të jetës. Pas çdo beteje që zhvillon brenda vetes, ka duar që të mbajnë, zemra që të duan dhe njerëz që nuk të lejojnë ta humbësh shpresën.

Këtë betejë nuk do të mund ta përballoja pa ndihmën, përkrahjen dhe solidaritetin tuaj, moral ashtu edhe material.

Prandaj, sot dua t’ju falënderoj me gjithë zemër e shpirt. Falënderoj të gjithë ata që i njoh, por edhe shumë e shumë të tjerë që ndoshta nuk pata fatin t’i njoh kurrë, por që në mënyra të ndryshme ishin pranë meje, me mua dhe për mua. Çdo mesazh, çdo telefonatë, çdo fjalë inkurajuese, çdo ndihmë dhe çdo gjest solidariteti kanë pasur një vlerë të jashtëzakonshme për mua. Asgjë nuk ishte e vogël, asgjë nuk ishte e parëndësishme. Secila prej tyre më dha forcë për të vazhduar.

Një falënderim i veçantë, më i thelli dhe më i përzemërti, i takon familjes sime.

Bashkëshortes sime, Sanies, vajzave të mia, Blinerës, Enkelës dhe Zanës, si dhe djalit tim, Ulpianit, të cilët e përjetuan çdo dhimbje, çdo shqetësim dhe çdo pasiguri bashkë me mua. Ata vuajtën aq shumë me mua dhe për mua. Ishin mbështetja ime në ditët më të vështira, forca ime kur ndihesha i lodhur dhe arsyeja ime për të mos u dorëzuar asnjëherë. Dashuria, durimi dhe përkushtimi i tyre kanë qenë një mbështetje që nuk matet me fjalë.

Mirënjohje të veçantë kam edhe për stafin mjekësor të Klinikës Onkologjike, në krye me Dr. Ilir Kurtishin, për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe për të gjithë ekipin e Klinikës së Radiokirurgjisë në Zagreb, të udhëhequr nga Prof. Dr. Hrvoje Kauçiq, të cilëve u jam mirënjohës për trajtimin, profesionalizmin dhe shpresën që më dhanë në këtë rrugëtim.

Sot, kur rezultatet po më japin arsye të forta për të shpresuar, ndiej se falënderimi është fjala më e vogël për gjithçka që keni bërë për mua. Ju më keni mbajtur kur kisha nevojë për forcë, më keni dhënë shpresë kur përpara kisha pasiguri dhe më keni dëshmuar se solidariteti, miqësia dhe dashuria njerëzore janë vlera që nuk kanë çmim.

Ju jam borxhli përjetë!

Nuk e di nëse jeta do të më japë mundësinë t’ua kthej të gjithëve këtë mirësi, por një gjë e di: asnjëherë nuk do ta harroj. Uroj që Zoti t’jua shpërblejë me shëndet, jetë të gjatë, lumturi dhe me çdo të mirë që mund të ketë kjo jetë.

Në ditët e mia më të vështira, ju më dhatë arsye të besoja në ditët më të mira.

Faleminderit që ishit me mua në betejën time.

Me respekt, dashuri dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ju!

Gani Koci

kocimëlçifazën

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Ndalimi i mozaikut të Nënës Terezë, reagon nënkryetari i Prishtinës: U pengua me “urdhra në formë britmash”
  • 21:40Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë: U bë me urdhër të Prokurorisë
  • 21:26Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim
  • 21:18Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”
  • 21:15Astrit Kabashi merr çmimin “Bekim Fehmiu” në Beograd