Kosova do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe borës gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme, duke zbritur deri në minus 5 gradë Celsius të dielën. Sipas parashikimit të Institutit, moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje bore në shumë pjesë të vendit.
Sipas njoftimit meteorologjik, të shtunën, më 28 nëntor, vendi do të karakterizohet nga mot i vranët dhe reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 2 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.


