Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti: Armët po merren nga duart e kriminelëve serbë në veri

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 13:21
Kurti: Armët po merren nga duart e kriminelëve serbë në veri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar si të jashtëzakonshme punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas konfiskimit të një arsenali të madh armësh dhe municioni në veri të vendit.

Kurti, tha se në Kosovë ka pasur procese të çarmatimit dhe grumbullimit të armëve ilegale në periudha të ndryshme, por sipas tij, situata në veri ka qenë e veçantë.

“Ne në Republikën tonë kemi pasur çarmatosje, grumbullim të armëve anembanë Kosovës, por jo në veriun e Kosovës. Në këto tri vitet e fundit kemi aksione të shumta policore, të cilat praktikisht po marrin armë në duart e atyre që janë ose kriminelë, ose potencialisht kriminelë”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se posedimi ilegal i armëve të gjata përbën rrezik serioz për sigurinë publike.

“Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr”, tha ai.

Kurti e cilësoi si rezultat të rëndësishëm të institucioneve të sigurisë operacionin e fundit në veri, ku Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, Prokurorinë dhe institucionet e tjera, ka zhvilluar kontrolle në disa lokacione.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë operacioneve të zhvilluara nga 6 deri më 17 gusht në zonën e Zubin Potokut janë kontrolluar 45 lokacione, ndërsa janë konfiskuar 72 armë, mijëra copë municion, granata, pjesë armësh, pajisje dhe uniforma ushtarake.

“Është punë e jashtëzakonshme e Policisë dhe AKI-së”, tha Kurti, duke vlerësuar angazhimin e institucioneve të sigurisë në identifikimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale në veri.

Operacionet e fundit kanë marrë rëndësi të veçantë edhe për shkak se arsenali është gjetur në zonën ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri lokacione me mbetje mortore, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për lidhjet e mundshme mes armëve dhe rasteve të krimeve të luftës janë ende në zhvillim.

kurtiverikosovës

Të ngjashme

Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

10:45
KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”

KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”

11:23
Kurti s’flet për deklaratën e Daçiçit që ka thënë se “flamuri serb herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”

Kurti s’flet për deklaratën e Daçiçit që ka thënë se “flamuri serb herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”

10:47
Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

09:10

Më shumë nga Lajme

  • 13:20Të tronditur nga vrasja në Pogragjë, të afërmit thonë se nuk i dinë motivet
  • 13:20Ishte planifikuar të dëgjohej Dejona Mihali, mbrojtja e Nagip Krasniqit kërkon përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues
  • 13:01Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” i Operacioneve Speciale të FSK-së
  • 12:49Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë
  • 12:25Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi