Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit: Pasuria e përfituar kundërligjshëm t’i kthehet shtetit dhe të dëmtuarve

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 16:34
Kryeprokurori i Shtetit: Pasuria e përfituar kundërligjshëm t’i kthehet shtetit dhe të dëmtuarve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka thënë se për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera komplekse, nuk është e mjaftueshme vetëm ndjekja penale, por edhe zhvillimi i hetimeve financiare si dhe gjurmimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë që buron nga veprimtaria kriminale.

Këto komente, Gashi i bëri në takimin për shkëmbimin e përvojave mbi hetimet financiare, konfiskimin në rastet e korrupsionit dhe funksionet e Zyrës për Rikthimin e Asteve të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, UNDP, UNODC dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje.

“Pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme duhet të gjurmohet, të sekuestrohet dhe të konfiskohet përfundimisht dhe të ardhurat e fituara në mënyrë të kundërligjshme t’i kthehen shtetit dhe të dëmtuarve që kanë pësuar nga veprimtaritë kriminale”, ka deklaruar ndër të tjera Kryeprokurori i Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeprokurori i Shtetit e vlerësoi këtë takim si mundësi të mirë për të rritur bashkëpunimin ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, si dhe për të shkëmbyer përvoja, ekspertiza, praktika dhe njohuri sipas standardeve më të larta profesionale lidhur me hetimet financiare, sekuestrimin, konfiskimin e pasurisë, si dhe rikthimin e aseteve.

Ky event ka mbledhur kryeprokurorë dhe prokurorë të prokurorive në nivel vendi, përfaqësues nga institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) dhe prokurorë nga Prokuroria kantonale e Sarajevës së Bosnje dhe Hercegovinës si dhe udhëheqës të Zyrave për Rikthimin e Aseteve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina.

shtetitkryeprokuroripasuria

Të ngjashme

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim delegacionin nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim delegacionin nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së

16:45
Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

Incidentet në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit!

22:05

Më shumë nga Lajme

  • 14:07Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, diskutojnë sigurinë në Kosovë
  • 14:03Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara
  • 13:51​“Kosova e dyta në Evropë”, APK-ja me sukses në inovacionin antikorrupsion
  • 13:50Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike
  • 13:50AKK-ja kërkon drejtësi: Qindra miliona euro iu morën komunave për kontratat kolektive