Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​“Kosova e dyta në Evropë”, APK-ja me sukses në inovacionin antikorrupsion

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 13:51
​“Kosova e dyta në Evropë”, APK-ja me sukses në inovacionin antikorrupsion

Republika e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e inovacionit kundër korrupsionit. Nisma e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), “Shkolla për integritet dhe parandalim të korrupsionit: Fuqizimi i të rinjve për të ndërtuar një kulturë të integritetit”, u përzgjodh ndër pesë projektet më inovative në Evropë dhe pas procesit të votimit nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit, u rendit në vendin e dytë.

Sipas njoftimit, kjo arritje u bë e ditur sot pas vlerësimeve që janë bërë në kuadër të Konferencës së 25-të vjetore profesionale dhe Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian kundër Korrupsionit (EPAC) dhe Rrjetit Evropian të Pikave të Kontaktit kundër Korrupsionit (EACN), të mbajtur nga 5 deri më 7 tetor 2026 në Budvë – Mali i Zi.

Në konferencë, APK-ja u përfaqësua nga delegacioni i kryesuar nga drejtori Yll Buleshkaj, së bashku me udhëheqësin e divizionit për sinjalizim, Milot Shala.

Ngjarja mblodhi autoritete anti-korrupsion, organe të mbikëqyrjes së policisë, institucione të BE-së dhe organizata ndërkombëtare për të shkëmbyer përvoja rreth mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, Inteligjencës Artificiale dhe mbrojtjes së sinjalizuesve.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën në inovacionin anti-korrupsion është arritur pasi nisma e APK-së: “Shkolla për integritet dhe parandalim të korrupsionit: Fuqizimi i të rinjve për të ndërtuar një kulturë të integritetit”, e zbatuar në bashkëpunim me D+, u zgjodh në mesin e 5 projekteve më inovative nga 114 institucione në Evropë. Pas procesit të votimit, projekti u kurorëzua në vendin e dytë nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit”, thuhet në njoftimin e APK-së.

Gjatë asamblesë së përgjithshme u miratua edhe deklarata e Budvës, e cila thekson rëndësinë e bashkëpunimit praktik kundër korrupsionit dhe shpreh shqetësimin për tendencat e kufizimit të pavarësisë së institucioneve të parandalimit të korrupsionit në disa vende. Deklarata nënvizon rëndësinë e ruajtjes së autonomisë operacionale të këtyre institucioneve dhe të mbrojtjes së sinjalizuesve.

“Përmes kësaj nisme me të cilën Kosova u rendin e dyta në Evropë, APK-ja riafirmon rëndësinë e edukimit të të rinjve si një nga shtyllat e parandalimit të korrupsionit dhe të ndërtimit të një kulture të integritetit në shoqëri”, njofton APK-ja. 

korrupsionitevropëapk-ja

Të ngjashme

Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

16:30

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Ambasada amerikane: Mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet
  • 14:35“Prej sotit, besë, asnjëri nuk keni” – familjari i Auron Ferizit i drejtohet familjes Shallki pas aktgjykimit ne gjykatore
  • 14:07Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, diskutojnë sigurinë në Kosovë
  • 14:03Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara
  • 13:50Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike