Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës, duke deklaruar se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar dhe të dhunshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e përfshirë në sulm, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga policia, janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ku kanë vijuar sulmin ndaj punonjësve të rendit




