Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga z. Joseph W. Burke dhe z. Norman Richard Smith.
Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme, veçanërisht në luftimin e pastrimit të parave, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, hetimin dhe zbulimin e veprave penale të natyrës financiare dhe të të gjitha formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik, si dhe ofrimi i ekspertizës dhe njohurive profesionale për prokurorët e shtetit në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale për luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik.



