Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 20:51
Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës .

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se pavarësisht mbledhjes edhe pas alarmit për bombë, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, duke theksuar se kjo situatë po dëmton rëndë vendin.

“U mblodhëm edhe sonte, edhe pas një alarmi për bombë, për herë të 42-të me radhë. Fatkeqësisht, përsëri pa një përfundim pozitiv, të cilin po e presin qytetarët, e për të cilin ka shumë nevojë shteti,” shkroi Krasniqi.

Ai akuzoi një grup përfaqësuesish për “kryeneçësi politike” dhe shkelje të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës, ndërsa shpreson që Gjykata Kushtetuese të vendosë sa më parë për ligjshmërinë e procedurës së votimit të fshehtë, të cilën e konsideroi jokushtetuese.

“Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën!”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 10:54Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohen për sulm dhe kidnapim, detaje
  • 10:50Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare"
  • 10:22Po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë, Policia gjobit me nga 400 euro dhe 10 muaj heqje e të drejtës për të vozitur
  • 10:22Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të ri amerikan në Kosovë?
  • 09:51Rama: Teatri dhe Muzeu Kombëtar 5 vjet të mbyllur, tash propozojnë Operën pa koordinim me Kryeqytetin