Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan situatën e sigurisë

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 11:07
Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan situatën e sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

“Po ashtu u theksua rëndësia e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit profesional dhe operacional, përmes angazhimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vlerësoi rolin dhe kontributin e KFOR-it në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për vazhdimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me KFOR-in.

Në fund Gjeneral Jashari, i uroi shëndet dhe suksese Gjeneralit Ulutaş me rastin e përfundimit të misionit të tij si KOMKFOR dhe marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të reja në karrierën e tij ushtarake.

kfor-itsigurisëkomandanti

Të ngjashme

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

20:06
“Alban Krasniqi ju ka urdhëru me i ndalë punimet”, Komandanti: Po e zbatojmë vendimin e prokurorit, qoftë i shkruar, qoftë verbal

“Alban Krasniqi ju ka urdhëru me i ndalë punimet”, Komandanti: Po e zbatojmë vendimin e prokurorit, qoftë i shkruar, qoftë verbal

10:39
Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim

21:26
​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

​Kritikohet takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Prishtinë, Bajqinovci: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

14:56

Më shumë nga Lajme

  • 10:58Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut
  • 10:44FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit
  • 10:40NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
  • 10:38Ngritet flamuri, krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen në Vlorë për 28 Nëntorin
  • 10:37Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare