Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 20:58
KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë detaje lidhur me kontratën e nënshkruar me kompaninë maqedonase JSC ESM për shitjen e qymyrit, duke e cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas KEK-ut, vlera e përgjithshme e kontratës trevjeçare, bazuar në sasinë e paraparë, mund të arrijë deri në 73.2 milionë euro.

Çmimi i përcaktuar në kontratë është 24.4 euro për ton, pa TVSH, dhe sipas KEK-ut, ky çmim do të mbetet i pandryshuar për 36 muaj.

Korporata thotë se marrëveshja i siguron të hyra të qëndrueshme, mundësi për planifikim më të mirë të prodhimit dhe shfrytëzim më efikas të kapaciteteve minerare.

Një nga pikat kryesore të kontratës, sipas KEK-ut, është se blerësi, JSC ESM, do të bartë të gjitha shpenzimet dhe përgjegjësitë për eskavimin, transportin dhe operacionet logjistike të tërheqjes së qymyrit. KEK-u, ndërkaq, do t’i inkasojë mjetet për sasinë e qymyrit të tërhequr.

KEK-u ka theksuar se marrëveshja vjen në një periudhë kur Korporata po realizon investime të mëdha në rehabilitimin dhe modernizimin e kapaciteteve energjetike.

Të hyrat nga shitja e qymyrit, sipas KEK-ut, do të përdoren për mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë do të investohet në modernizimin e Divizionit të Prodhimit të Qymyrit, me synim rritjen e kapaciteteve, efikasitetit dhe sigurisë në operacionet minerare.

KEK-u e ka cilësuar kontratën si një marrëveshje të bazuar në interesin reciprok dhe stabilitetin afatgjatë të sektorëve energjetikë të të dyja vendeve. \

NJOFTIMI:

https://www.facebook.com/share/p/19hafQkVM1/

kontratëseuroqymyrit

Të ngjashme

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

11:47
"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku

"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku

23:10
UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve

19:33

Më shumë nga Lajme

  • 13:01Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” i Operacioneve Speciale të FSK-së
  • 12:49Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë
  • 12:25Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
  • 12:10“Nëna e pa të birin të vrarë në një dhomë të shtëpisë”-Detaje nga Gjilani, ku babai dyshohet se e vrau djalin e tij
  • 12:09Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët