Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 12:55
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari kërkoi rekomandime dhe një raport analitik nga kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, për të identifikuar dështimet e institucioneve dhe masat për parandalimin e rasteve të ngjashme, sikurse vrasja e Arlinda Zekajt mbrëmjen e së dielës.

“Do të doja të na tregoni cilat janë rekomandimet tuaja dhe nëse keni ndonjë raport apo analizë se ku ka dështuar ligji për mbrojtjen e grave nga dhuna në rastin e Arlinda Zekajt, sidomos në rastin e Pejës, që të shohim realisht se në cilin zinxhir ka dështuar sistemi,” u shpreh Jashari.

Kryeshefja Gusia ka thënë se, bazuar në informacionet e publikuara në media, në rastin e Arlinda Zekajt ka pasur dështim në vlerësimin e rrezikut, pasi sipas saj, nuk janë marrë parasysh rreziqet nga anëtarët e tjerë të familjes së ish burrit, raporton KP.

“Ne mendojmë që atë ditë nuk është bërë si duhet vlerësimi i rrezikut në momentin kur gruaja është kthyer në shtëpi, me të cilën ka qenë kunati i saj me 11 vepra penale. Për më tepër, që ai nuk ka jetuar në bashkësinë familjare. Do të thotë, ai është sjellë pikërisht në shtëpi për t’i bërë presion gruas që të mos qëndrojë në shtëpinë e saj. Do të thotë, po e them, pa qasje me dokumente zyrtare, çka kemi parë në media, ky është dështimi i parë. Sepse kur bëhet vlerësimi i rrezikut, kur të shihet urdhri mbrojtës apo kur ta kërkon, policia nga prokuroria që ta adresojë çështjen e urdhrave mbrojtës te gjykatat, bëhet vlerësimi i rrezikut, nëse gruaja, viktima rrezikohet edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Do të thotë, në këtë rast është dashur me pasur një urdhër mbrojtës edhe ndaj kunatit që mos me guxu as kunati me qëndruar në shtëpi, por besa edhe vjehrra”, u shpreh  ajo.

Gjatë raportimit, Gusia, ka thënë se kjo agjenci nuk ka mandat për trajtimin e rasteve të dhunës në familje apo të diskriminimit, pasi kompetencat e institucioneve në këtë fushë janë të përcaktuara qartë me ligj.

rastingusiaarlinda

Të ngjashme

“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

12:56
Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

11:45
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë

Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë

09:33
https://klankosova.tv/kurti-per-rastin-e-arlindes-drejtesia-ne-kosove-shpesh-ka-dale-ne-krahun-e-te-fortit#:~:text=LAJME-,Kurti%20p%C3%ABr%20rastin%20e%20Arlind%C3%ABs%3A%20Drejt%C3%ABsia%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB%20shpesh%20ka%20dal%C3%AB%20n%C3%AB%20krahun%20e%20t%C3%AB%20fortit,-S

Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

08:53

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Rama: Siguria në Kosovë është stabile, shqetësuese mbetet lufta hibride e Serbisë
  • 13:44Mbetjet mortore të gjetura në Mitrovicë të Veriut dërgohen për analiza të ADN-së
  • 13:43Kurti në hapjen e KosovaPAR2026: Reforma e administratës publike është e rëndësishme për integrimin evropian
  • 13:41Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, kujton vizitat e tij në Kosovë më 1999 dhe 2016
  • 13:19Pesë punëtorë të lënduar në vendpunishten në Prizren, Policia jep detaje - dalin pamje nga vendi i ngjarjes