Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 09:33
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Përmes një reagimi publik, BE-ja ka deklaruar se ‘nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë’, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa të menjëhershme mbrojtëse.

Në deklaratën e mbështetur nga BE-ja, theksohet se ky rast nuk është i izoluar por pjesë e një modeli shqetësues të vrasjeve të grave që mund të ishin parandaluar, por që nuk kanë marrë mbrojtjen e duhur.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përgjigjën e institucioneve ndaj dhunës në familje duke sjellë në vëmendje nevojën thelbësore për trajtimin e femicidit përmes parandalimit efektiv, llogaridhënies dhe veprimit të koordinuar institucional.

Përballë kësaj situate, SGG dhe BE-ja kërkojnë ndërmarrjen e menjëhershme të disa hapave konkret duke filluar nga një hetim i plotë dhe i shpejtë i udhëhequr nga përspektiva gjinore. Ky hetim duhet të përfshijë shqyrtimin e reagimit institucional ndaj kërkesave të mëparshme të viktimës për mbrojtje, përcaktimin e përgjegjësisë për çdo mangësi të konstatuar, garantimin e drejtësisë pa vonesa dhe identifikimin e masave për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

Po ashtu kërkohet koordinim i menjëhershëm mes Policisë së Kosovës, prokurorive, gjykatave, mbrojtësve të viktimave dhe shërbimeve sociale për të siguruar vlerësime gjithpërfshirëse të rrezikur, zbatimin efektiv të urdhrave për mbrojtje dhe mbrojtje të menjehershme për gratë në rrezik.

Njëkohësisht kërkohet krijimi i një mekanizmi për monitorimin e femicidit, i njohur si Femicide Watch, për të monitoruar dhe analizuar në mënyrë sistematike vrasjen e vajzave dhe grave përfshirë rrethanat që u kanë paraprirë, reagimin institucional dhe mundësitë e humbura për ndërhyrje, i cili do të shërbejë si bazë për masa parandaluese të mbështetura në prova duke forcuar llogaridhënien.

Femicidi, theksohet në deklaratë, është manifestimi më ekstrem i dhunës me bazë gjinore dhe kërkon përgjegjësi sistemike, prandaj institucionet duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se çfarë veprimesh janë ndërmarrë dhe kush ka qenë përgjegjës për to duke u siguruar që çdo vajzë dhe grua të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna.

zyrakosovëarlinda

Të ngjashme

https://klankosova.tv/kurti-per-rastin-e-arlindes-drejtesia-ne-kosove-shpesh-ka-dale-ne-krahun-e-te-fortit#:~:text=LAJME-,Kurti%20p%C3%ABr%20rastin%20e%20Arlind%C3%ABs%3A%20Drejt%C3%ABsia%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB%20shpesh%20ka%20dal%C3%AB%20n%C3%AB%20krahun%20e%20t%C3%AB%20fortit,-S

Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

08:53
Arrestohet Albert Sylaj, dorasi i Arlinda Zekajt

Arrestohet Albert Sylaj, dorasi i Arlinda Zekajt

23:47
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

23:33
I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt raportohet se u lajmërua nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt raportohet se u lajmërua nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

23:21

Më shumë nga Lajme

  • 10:16Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së
  • 10:13Gjenden mbetje eshtërore në veri të Mitrovicës, dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës
  • 10:02Aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan ekipin e Klan Kosovës: I goditën me grushte, tentuan t’i shkatërronin provat
  • 09:54Rasti i Arlindës, Musliu: Asnjë organizator nuk ka të drejtë ta privatizojë revoltën e qytetarëve
  • 09:52Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur