Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.
Policia tha se eshtrat u gjetën pas urdhrit të gjykatës për zhvarrosje dhe më pas janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Raporti i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Mitrovicë Veri 1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.