Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, për Ekstradim. Ky projektligj ndërlidhet me prioritetet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e bashkëpunimit juridik dhe rritjen e efikasitetit në luftimin e kriminalitetit. Ratifikimi i Marrëveshjes kontribuo në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e së drejtës penale dhe lehtësimin e procedurave ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, projektligji i shërben integrimit evropian.
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale. Ky projektligj ka për qëllim të kontribuojë në arritjen e objektivave për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e bashkëpunimit juridik me shtetet e tjera.
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, për Transferimin e Personave të Dënuar, i cili ka për qëllim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, si dhe lehtësimin e procedurës ligjore mes tyre në këtë fushë.
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Qëllimi i këtij projektligji është ratifikimi i traktatit me Belgjikën për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë ofrimin e dokumenteve, të dhënave, informacioneve, sendeve, ekzekutimin e kërkesës për bastisje apo sekuestrim, komunikimin e të dhënave gjyqësore, marrjen e deklaratave, zbatimin e urdhrave për konfiskim, transferimin e përkohshëm të personit në paraburgim, si dhe krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore
Miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës.
Miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërim anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, në këtë përbërje:
1. Aliriza Arënliu, Psikologji;
2. Arbnora Dushi, Folkloristikë;
3. Armond Daci,Farmakologji;
4. Arven Syla, Energjetikë;
5. Besnik Krasniqi, Ekonomi dhe Ndërmarrësi;
6. Emine Kalaja-Hajdari, Histori;
7. Fetah Podvorica, Elektrokimi;




