Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrijnë protezat e para të gjurit në QKUK, nis decentralizimi i listave të pritjes

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 10:48
Arrijnë protezat e para të gjurit në QKUK, nis decentralizimi i listave të pritjes

Ka arritur kontingjenti i parë i protezave të gjurit në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar fillimin e realizimit të këtij procesi.

Ky furnizim synon të kontribuojë në përmirësimin e qasjes së pacientëve në shërbimet ortopedike dhe në trajtimin e personave që kanë nevojë për vendosjen e protezave të gjurit.

“Ka arritur kontingjenti i parë i protezave të gjurit në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar fillimin e realizimit të këtij procesi dhe një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes së pacientëve në shërbimet ortopedike.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nisur procesi i decentralizimit të listave të pritjes për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës, me synimin që rastet të shpërndahen në mënyrë proporcionale ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme rajonale, sipas kapaciteteve dhe mundësive për trajtim.

Ky organizim synon të lehtësojë barrën e listave të pritjes, të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore dhe t’u mundësojë pacientëve trajtim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë që të gjitha rastet të drejtohen vetëm në QKUK.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm, më efikas dhe më të orientuar drejt nevojave të pacientëve”, kanë njoftuar nga QKUK-së.

gjuritqkuklistave

Të ngjashme

Përurohet Njësia Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, investimi kap vlerën e 211 mijë eurove

Përurohet Njësia Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, investimi kap vlerën e 211 mijë eurove

12:07

Më shumë nga Lajme

  • 11:31Tension në seancën për vrasjen e policit Muhamet Lika, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit
  • 11:13Dragash: Digjet QMF-ja e Llopushnikut
  • 10:54Kosova dhe Belgjika thellojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit, Qeveria miraton marrëveshjen
  • 10:53Mbledhja e tetë e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
  • 10:17Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…