Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbetjet mortore të gjetura në Mitrovicë të Veriut dërgohen për analiza të ADN-së

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 13:44
Mbetjet mortore të gjetura në Mitrovicë të Veriut dërgohen për analiza të ADN-së

Në lokacionin e njohur si “Varrezat e besimtarëve myslimanë”, brenda hapësirës së varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), gërmimet vlerësuese janë realizuar më 27 tetor 2026, në kuadër të angazhimeve institucionale për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Aktivitetet janë realizuar me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), përkatësisht Sektorit për Personat e Zhdukur, ndërsa në terren kanë qenë të angazhuara ekipet mjeko-ligjore të Institutit për Mjekësi Ligjore (IML), përfshirë ekspertët e EULEX-it.

Gërmimet e 27 tetorit janë vazhdimësi e aktiviteteve vlerësuese të nisura në këtë lokacion më 20 tetor 2026.

Sipas njoftimit, veprimet janë ndërmarrë në zbatim të urdhrit të Gjykatës, pas kërkesës së iniciuar nga Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, përmes Prokurorisë, përkatësisht Departamentit për Krime Lufte.

Mbetjet mortore të gjetura dhe të zhvarrosura janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore, ku do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjeko-ligjore, përfshirë analizat e ADN-së, me qëllim të përcaktimit të identitetit.

Megjithatë, deri në përfundimin e ekzaminimeve, nuk është konfirmuar identiteti i mbetjeve mortore dhe as nëse ato u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Ligjore, Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe institucionet e tjera të angazhuara, ka theksuar përkushtimin për trajtimin me prioritet të çdo informacioni që mund të ndihmojë në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

mortorembetjetgjetura

Më shumë nga Lajme

  • 14:45Publikohen pamjet e arrestimit të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 14:13Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë
  • 13:45Rama: Siguria në Kosovë është stabile, shqetësuese mbetet lufta hibride e Serbisë
  • 13:43Kurti në hapjen e KosovaPAR2026: Reforma e administratës publike është e rëndësishme për integrimin evropian
  • 13:41Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, kujton vizitat e tij në Kosovë më 1999 dhe 2016