Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 11:45
Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur deri më tani. Përgjegjësia për trajtimin e rastit tregon neglizhencën edhe të institucioneve më të larta të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kishte shkruar letër edhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Përmes kësaj letre, e ndjera kishte sqaruar neglizhencën institucionale në rastin e saj, duke kërkuar ndihmë nga kreu i KGJK-së.

E ndjera Arlinda Zekaj të njëjtën letër që ia ka dorëzuar Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, ua kishte dërguar edhe dy institucioneve më të larta të drejtësisë në vend.

Nacionale i ka dërguar pyetje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të kuptuar nëse kreu i këtij institucioni kishte pranuar letrën e viktimës dhe nëse Këshilli kishte ndërmarrë ndonjë veprim pas pranimit të saj.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, KGJK-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Kurse, Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka pranuar se kryetari i këtij institucioni Arian Gashi e ka marrë një letër nga Arlinda Zekaj.

Mbrëmë në emisioni “Debat Plus”, ai e ka pranuar se ka marrë një letër nga viktima, duke treguar se janë ndërmarr hapa në këtë drejtim.

Sipas tij, letra e viktimës i është dërguar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

“KPK ka pranuar një kërkesë nga zonja Arlinda Zekaj përmes së cilës ka paraqitur pretendimet e saj lidhur me veprimet ndaj lëndës së saj në Prokurorinë tuaj. Andaj, bashkangjitur me aktin ua përcjellim kërkesën në fjalë që sipas kompetencave tuaja ligjore, ta trajtoni këtë çështje”, thuhet në letrën që kryesuesi Gashi ia kishte dërguar kryeprokurores Vuçetaj.

Gazeta ka mësuar se viktima KGJK-së dhe KPK-së ua kishte dërguar letra e njëjtë që i ishte dërguar edhe kryeprokurporit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Se këtij të fundit i është dërguar një letër e tillë e ka pranuar edhe konfirmuar edhe Natyrsa Kuçi, e cila ka deklaruar se ishte shoqe e ngushtë e viktimës.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, në TV Dukagjini, Kuçi ka treguar se letra i ishte dorëzuar Zyrës së Kryeprokurorit disa ditë para vrasjes së Zekajt.

“Linda, rreth tri ditë më parë, i ka shkruar një letër prej tri faqesh e gjysmë Kryeprokurorit të Shtetit, ku ka përshkruar të gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë. Letra nuk është publikuar. Unë nuk e kam. Besoj se e ka avokatja”, ka deklaruar Kuçi.

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, nuk ka dhënë sqarime konkrete për letrën në fjalë.

Në një paraqitje për emisionin “Debat Plus”, Gashi as nuk e ka konfirmuar, e as nuk e ka mohuar se e kishte pranuar një letër të tillë nga Zekaj.

Megjithatë, ai është zotuar se do të jetë i pakompromis ndaj personave që kanë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Mbetet e paqartë nëse kërkesat për ndihmë të Zekajt ishin trajtuar nga institucionet përkatëse dhe nëse, pas tyre, ishin ndërmarrë hapa konkretë për ta mbrojtur atë.

arlindazekajkosovës

Të ngjashme

Varroset Arlinda Zekaj, gruaja që luftoj për drejtësi

Varroset Arlinda Zekaj, gruaja që luftoj për drejtësi

15:18
“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

12:56
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

12:55
Mbledhja e tetë e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Mbledhja e tetë e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

10:53

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Pesë punëtorë të lënduar në vendpunishten në Prizren, Policia jep detaje - dalin pamje nga vendi i ngjarjes
  • 13:05Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, disa punëtorë të lënduar - nuk ka viktima
  • 12:57Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
  • 12:53Jeton Sylaj kundërshton masën e paraburgimit: Djali ka nevojë për kujdesin tim
  • 12:28Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj