Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 16:05
Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman Enable & Enhance Initiative.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i MM-së, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.

“Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë edhe përmes projekteve të tjera në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.Po ashtu në njoftim thuhet se ky projekt, me vlerë prej rreth tre milionë eurosh, synon të avancojë kapacitetet operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj. Projekti është vazhdimësi e projekteve të realizuara deri më tani në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

rrethmilionëfsk-së

Të ngjashme

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

20:29
Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez

Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez

16:37
Galatasaray refuzon 130 milionë euro për Osimhenin

Galatasaray refuzon 130 milionë euro për Osimhenin

15:57

Më shumë nga Lajme

  • 17:57Pas tri ditësh në kërkim, policia arreston 25-vjeçarin e dyshuar për grabitje në Prishtinë
  • 17:42Një muaj paraburgim ndaj personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt
  • 17:39Publikohet fotografia e oficerit të BIA-s, Zelimir Matoviq, rekrutuesit të Fehim Sali
  • 17:31Flakët përfshijnë bregdetin e Kroacisë, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra të plagosur
  • 17:09Zjarri detyron qindra turistë të evakuohen përmes detit në Greqi, flakët përfshijnë Evropën