Sipas të dhënave të publikuara nga kos_data, bazuar në anketë, Kosova regjistron përqindjen më të ulët të qytetarëve të rritur që shqyrtojnë mundësinë e emigrimit në rajon, me 19.7% të të anketuarve që shprehin këtë mendim.
Përballë Kosovës, vendet e tjera të përfshira në pasqyrën rajonale shënojnë nivele më të larta të të rriturve që mendojnë të largohen.
Pas Kosovës, shifra më e ulët regjistrohet në Serbi me 22.4%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 26.1% dhe Shqipëria me 27.6%.

