Lulzim Maliçi (Konçuli) është nderuar me çmimin prestigjioz “Imazhi Shqiptar”, një vlerësim që i kushtohet kontributit dhe angazhimit të tij.
Me rastin e ndarjes së këtij çmimi, Xhelal Memeti, dhurues i çmimit “Imazhi Shqiptar”, e ka uruar Malicin për këtë mirënjohje, duke e cilësuar vlerësimin si plotësisht të merituar. Ai gjithashtu e ka falënderuar për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtejshme.
Në mesazhin e tij të urimit, Memeti ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Malicin.
