Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ministrja Spahiu falënderon Kosovën për trajtimin e pacientëve shqiptarë

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 21:05
Ministrja Spahiu falënderon Kosovën për trajtimin e pacientëve shqiptarë

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka falënderuar homologun e saj kosovar për trajtimin që u bëhet pacientëve shqiptarë në spitalet e Kosovës.

Nga Gjakova, Spahiu pranoi se në spitalet e Hasit, Kukësit dhe Tropojës ka nevojë për përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, shkruan A2.

“Duke ju falënderuar ju si ministër i Shëndetësisë, për të falënderuar të gjithë ekipin e shëndetësisë jo vetëm në spitalin e Gjakovës, por edhe të Prizrenit, të cilët janë treguar gjithmonë të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe pacientëve shqiptarë, kryesisht nga zona e Hasit, e Kukësit, e Bajram Currit, por jo vetëm. Unë sot u njoha edhe me shifrat të cilat ishin aktualisht dhe të një viti më parë dhe realisht janë shifra të konsiderueshme dhe për këtë mirënjohje pafund që ka funksionuar shumë mirë marrëveshja jonë e bashkëpunimit dhe besoj që është një moment shumë i mirë që ne këtë marrëveshje ta ngremë në një nivel më të lartë, për të kompensuar edhe në shërbimet e munguara që mund të kemi respektivisht”, tha Spahiu.

“Unë kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit. Kam parë aty nevojat që ato kanë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse që ju keni realizuar ato shërbime të munguara që janë atje. Ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu, ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas”, shtoi ministrja e Shëndetësisë, shkruan A2.

spahiupacientëveshqiptarë

Më shumë nga Lajme

  • 21:04Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
  • 20:44Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim
  • 20:43Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
  • 20:38Nga thirrjet për solidaritet te dyshimet për mashtrim me 189 mijë euro: Rasti i Endrit Azemit që tronditi opinionin
  • 20:21Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme