Buxheti i Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare është plotësuar me 20 milionë euro shtesë për mbulimin e kostos së pensioneve bazike.
Kjo ndarje është bërë përmes Ligjit Nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Sipas nenit 6 të këtij ligji, 20 milionë euro shtohen në buxhetin e Departamentit të Pensioneve, në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, me qëllim të mbulimit të kostos për pensionet bazike.
Kjo shumë paraqet shtesë mbi ndarjen ekzistuese buxhetore për vitin 2026 dhe është dedikuar për financimin e pensioneve bazike.




