Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat, punëtorët do të marrin nga 800 euro bonus

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 18:25
KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat, punëtorët do të marrin nga 800 euro bonus

Punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të përfitojnë bonus në vlerë prej 800 eurosh neto, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit të Korporatës dhe përfaqësuesve të dy organizatave sindikale, SR-KEK dhe SPEK.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Re të KEK-ut, marrëveshja është arritur pas një takimi të përbashkët, ku është diskutuar për sfidat aktuale me të cilat po përballet Korporata, përfshirë projektet e modernizimit të njësive prodhuese, investimet mjedisore dhe sigurimin e vazhdimësisë së operimeve.

Bonusi prej 800 eurosh neto do të ndahet në dy faza. Punonjësit do t’i marrin 500 euro në mesin e dhjetorit të vitit 2026, ndërsa 300 euro të tjera në mesin e majit të vitit 2027.

Gjatë takimit, palët kanë vlerësuar se operimi i KEK-ut është jetik për sigurinë energjetike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, duke u pajtuar se stabiliteti i prodhimit dhe mbështetja për punonjësit duhet të ecin paralelisht.

Po ashtu, Bordi, Menaxhmenti dhe përfaqësuesit e të dy sindikatave janë dakorduar për angazhim të përbashkët në tejkalimin e sfidave aktuale, ruajtjen e stabilitetit të prodhimit dhe realizimin e projekteve strategjike të Korporatës.

Marrëveshja është prezantuar si rezultat i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet palëve, me qëllim adresimin e kërkesave të punonjësve dhe përballimin e sfidave me të cilat po përballet KEK-u.

eurokek-umarrin

Të ngjashme

Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë, shumica për konsum e banesa – vetëm 2% për prodhim

Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë, shumica për konsum e banesa – vetëm 2% për prodhim

13:08
Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

13:07
Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

21:20
KRM “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në publik

KRM “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në publik

10:15

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë
  • 18:07Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin
  • 18:03Policia kufitare serbe deklarohen për rastin e Milan Radojiçiqit
  • 17:46Incident jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
  • 17:24Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat