Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hasani: Plani mes BE-së e Britanisë i rëndësishëm për Kosovën e Ballkanin

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 22:04
Hasani: Plani mes BE-së e Britanisë i rëndësishëm për Kosovën e Ballkanin

Adelina Hasani nga Forumi Atlantik i Kosovës ka vlerësuar marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik për sigurinë dhe stabilitetin evropian.

Deklarata e përbashkët që doli nga kjo ujdi përfshin gjithashtu angazhime për forcimin e shkëmbimeve në industrinë e mbrojtjes dhe mundësinë e pjesëmarrjes britanike në mekanizmat europianë të bashkëpunimit për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake.

Hasani duke folur rreth kësaj teme në "Info Magazine" në Klan Kosova tha se bashkëpunimi mes dy palëve është i rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka veçuar vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

“Nuk mund të arrihet paqe ku në tavolinën e diskutimit nuk është Ukraina”, ka deklaruar Hasani.

Duke komentuar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për njohjen e Kosovës, Hasani ka thënë se Rusia vazhdon ta përdorë rastin e Kosovës për të krijuar paralele me Ukrainën, njofton Klankosova.

Ajo ka theksuar se sensibilizimi i opinionit ukrainas për historinë e Kosovës është i rëndësishëm për të luftuar narrativat dezinformuese.

“Sensibilizimi i opinionit në Ukrainë është i rëndësishëm, qoftë përmes kryeministrit, qoftë përmes shoqërisë civile, pasi paralelet që Rusia është përpjekur t’i paraqesë janë të pavërteta. Historia e Kosovës është krejt ndryshe nga ajo që është munduar të paraqitet nga Rusia”, ka theksuar Hasani.

hasanirëndësishëmkosovës

Të ngjashme

Prindërit kërkojnë rishikimin e kurrikulës: Disa lëndë po konsiderohen të tepërta

Prindërit kërkojnë rishikimin e kurrikulës: Disa lëndë po konsiderohen të tepërta

20:40
Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia

Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia

18:59
Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

16:13
Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

13:58

Më shumë nga Lajme

  • 22:32ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
  • 22:11Vdes nëna e dëshmorit kosovar
  • 21:46Gashi për gruan e Jakup Krasniqit, Sevdijen: Grua e fortë, lavdi heroinave të heshtura që mbajtën familjen
  • 21:26E diela sjell vranësira dhe riga shiu në Kosovë
  • 21:22Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën