Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prindërit kërkojnë rishikimin e kurrikulës: Disa lëndë po konsiderohen të tepërta

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 20:40
Prindërit kërkojnë rishikimin e kurrikulës: Disa lëndë po konsiderohen të tepërta

Në kuadër të takimeve të Ministrisë së Arsimit për Strategjinë 2035+, u zhvilluan edhe disa me prindërit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Nga këto takime prindërit listuan mbi 40 rekomandime të cilat sipas tyre do të ndihmojnë në rregullimin e situatës aktuale nëpër shkollat e Kosovës, e që ndër to prioritet iu dha sigurisë nëpër institucione arsimore.

Infrastruktura e dobët në shkolla dhe siguria brenda institucioneve arsimore, janë kërkesat kryesore që prindërit kanë për Ministrinë e Arsimit, transmeton rtvdukagjini.

Në kuadër të Strategjisë 2035+ të këtij institucioni, prindërit e Kosovës listuan mbi 40 rekomandime, që sipas tyre do të përmirësojnë sistemin e arsimit në vend.

Sipas kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, për shtetin duhet të jetë prioritet edhe mësimi tërëditor.

“Shkollat të cilat aktualisht kanë mungesë të madhe të infrastrukturës, të bëhen investime në mënyrë më të shpejtë, ose të merren si prioritet për të pasur kushtet e punës, pastaj pothuajse të gjithë prindërit janë të mendimit që të implementohet mësimi tërëditor”, ka thënë Besnik Dragusha, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Tek grupi punues për strategji i Ministrisë, Këshilli i Prindërve kërkoi që disa lëndë të ciklit 1-5, të largohen nga kurrikula shkollore.

“Prindërit kanë thënë se disa lënë janë të tepërta për moshën e tyre, dhe ka dy tri lëndë me emra të ndryshëm e të cilat flasin për jetën dhe mbrojtjen e mjedisit, me qenë vetëm një. Fokusi më i madh është kërku ti jepet matematikës”, ka thënë Dragusha.

Njohësit e Arsimit, konsiderojnë se kërkesat e prindërve janë të duhura, sidomos ato që u bënë për aspektin e sigurisë në shkolla.

“Pjesa e mësimit tërëditor, prindërit kërkojnë që kjo të shtrihet në tërë vendin, kjo edhe nga ana e prindërve përbën lehtësim, duke ua larguar atyre detyrat e shtëpisë, që janë barrë shtesë në ditën e secilit prej prindërve, aspektet infrastrukturore, siguria në shkolla, duke parë rastet e ndryshme që ndodhin të konflikteve mes nxënësve, mirëpo edhe atë atyre që e frekuentojnë shkollat nga jashtë”, ka thënë Samir Shahini, Ish-drejtor i Arsimit në Prishtinë.

Ministria e Arsimit në kuadër të Strategjisë 2035+, ka zhvilluar takime konsultative edhe me studentë me qëllim përfshirjen e pikëpamjeve, përvojave dhe rekomandimeve të tyre në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

prindëritlëndëkosovës

Të ngjashme

Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia

Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia

18:59
Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

16:13
Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Caktohet data dhe ora e hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

13:58
Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

13:50

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Sherifi pas vizitës së Jakup Krasniqit: Koha që kjo dramë të marrë fund, historia s’ka me na e falë kurrë
  • 21:04Rama, për Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS
  • 20:58Paga e 13-të, çka parasheh ligji i ri?
  • 20:48Shqipëria mund të kufizojë rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët
  • 20:44Ish-luftëtari përmend me emra shqiptarët që e arrestuan në kohën e luftës