Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shqipëria mund të kufizojë rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 20:48
Shqipëria mund të kufizojë rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët

Përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri mund të përballet me kufizime të reja. Nisma e propozuar nga kryeministri Edi Ramaka rikthyer në vëmendje diskutimin për vendosjen e një kufiri moshe për aksesin në platformat digjitale.

Propozimi synon të mbrojë të miturit nga rreziqet që mund të hasin në internet, ndërsa ekspertët ngrenë shqetësime për ndikimin që përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale ka në shëndetin mendor dhe zhvillimin e tyre, shkruan Tvklan.al.

Sipas specialistëve, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj modeleve jorealiste në internet mund të ndikojë në vetëvlerësimin e adoleshentëve, duke shtuar rrezikun e ankthit, depresionit dhe pasigurisë personale. Një tjetër problem serioz mbetet bullizmi kibernetik, përfshirë rastet e ngacmimeve dhe abuzimeve me përmbajtje seksuale.

Megjithatë, realizimi i një ndalimi të tillë nuk shihet si një proces i thjeshtë. Një prej pengesave kryesore është verifikimi i moshës së përdoruesve. Aktualisht, Shqipëria nuk disponon një sistem të posaçëm identifikimi që të garantojë kontrollin e saktë të moshës gjatë krijimit të llogarive në platformat sociale.

Ekspertët e teknologjisë vlerësojnë se zbatimi i masës do të kërkojë mekanizma të posaçëm kontrolli, filtra monitorimi dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të identifikuar shkeljet. Sipas tyre, sfida bëhet edhe më e madhe për shkak të aftësive teknologjike të brezave të rinj, të cilët mund të gjejnë mënyra për të anashkaluar kufizimet.

Nga ana tjetër, përfaqësues të komunitetit të IT-së e konsiderojnë këtë ndërhyrje të domosdoshme, duke argumentuar se fëmijët përballen çdo ditë me përmbajtje të dhunshme, pornografike dhe materiale të tjera të papërshtatshme për moshën e tyre.

socialeshqipëriafëmijët

Të ngjashme

Njihuni me artistën që e la muzikën për tu kujdesur për fëmijët e saj

Njihuni me artistën që e la muzikën për tu kujdesur për fëmijët e saj

16:33
Shqipëria shënon moment historik në sportin e skive!

Shqipëria shënon moment historik në sportin e skive!

15:57
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale flet për takimin me Arlinda Zekajn: Më kërkoi takim pas paraqitjes së rastit në polici

Mujaj: Arlinda ka kërkuar takim me mua, e kam pritur, kishte pakënaqësi për trajtimin e rastit nga policia

10:26
Shqipëria miraton projektbuxhetin për vitin 2027 pas 14 orësh diskutime në Kuvend

Shqipëria miraton projektbuxhetin për vitin 2027 pas 14 orësh diskutime në Kuvend

23:52

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Sherifi pas vizitës së Jakup Krasniqit: Koha që kjo dramë të marrë fund, historia s’ka me na e falë kurrë
  • 21:04Rama, për Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS
  • 20:58Paga e 13-të, çka parasheh ligji i ri?
  • 20:44Ish-luftëtari përmend me emra shqiptarët që e arrestuan në kohën e luftës
  • 20:40Prindërit kërkojnë rishikimin e kurrikulës: Disa lëndë po konsiderohen të tepërta