Bilall Sherifi, ka shkruar për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë. Sherifi, ka thënë se Krasniqin e ‘’kanë mbajte padrejtësisht gjashtë vite larg familjes’’, e gjë e cila, për familjen e tij, ‘’ çdo mëngjes, çdo drekë e çdo darkë e këtyne gjashtë viteve ka pasë një vend të zbrazët në sofër’’,
Sherifi, ka thënë edhe se, tani është ‘’koha e fundit që kjo dramë të marrë fund’’, dhe se, ‘‘urgjentisht duhet ta zëvendësojmë togfjalëshin “DURIM, se bahet mirë” me togfjalëshin “VEPRIM, që ta bajmë mirë”’’.Postimi i plotë:
Baca Jakup, çka më revolton ma së shumti është sa lehtë po mësohemi me të pa veç në fotografi. E shohim foton, prekemi, ndalemi pak e mandej e vazhdojmë jetën. E ty të kanë mbajtë padrejtësisht gjashtë vite larg familjes tande. Për njerëzit e tu, çdo mëngjes, çdo drekë e çdo darkë e këtyne gjashtë viteve ka pasë një vend të zbrazët në sofër.Vendin tand.




