Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Ligji për Specialen drejt rishikimit, grupi punues merr detyrën për hartimin e projektligjit deri javën e ardhshme

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 23:21
Ligji për Specialen drejt rishikimit, grupi punues merr detyrën për hartimin e projektligjit deri javën e ardhshme

Procesi i hartimit të nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, ka hyrë në një fazë të re, pasi përgatitja e projektligjit i është deleguar zyrtarisht grupit punues të Gjykatës së Apelit. Ky zhvillim vjen pas diskutimeve politike për ndryshimin e Ligjit për Specialen dhe nevojës që nisma e re të jetë më e qëndrueshme nga aspekti juridik dhe kushtetues.

Nisma synon të rishikojë dispozitat ligjore që rregullojnë funksionimin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, në një kohë kur në Kosovë është rritur debati për raportin ndërmjet kompetencave të këtij institucioni, rendit juridik të vendit dhe obligimeve ndërkombëtare.

Vendimi për hartimin e një teksti të ri ligjor vjen pasi ndryshimet e mëparshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor, u kthyen për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Projektligji i atëhershëm synonte, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Speciales, ndryshimin e periudhës kohore që përfshin mandati i saj dhe përcaktimin e disa kompetencave lidhur me trajtimin e rasteve.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar hartimin e një ligji të ri, duke vlerësuar se nisma paraprake nuk garantonte rezultate konkrete në praktikë.

“Na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj që ka efekt në praktikë”, ka deklaruar Kurti më 19 nëntor, duke bërë të ditur se pritej që ekspertët juridikë të përgatitnin draftin e parë gjatë javës pasuese.

Rëndësia e kësaj nisme lidhet edhe me nevojën për të siguruar që çdo ndryshim ligjor të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare të vendit. Dhomat e Specializuara janë themeluar mbi bazën e një ndryshimi kushtetues dhe funksionojnë sipas një kornize të veçantë ligjore, prandaj çdo ndërhyrje në mandatin e tyre kërkon trajtim të kujdesshëm juridik.

Kërkohet përshpejtim i procesit

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka kërkuar që institucionet dhe partitë politike të mos e zvarrisin hartimin e ligjit të ri.

Në një prononcim për KosovaPress, ai e ka mirëpritur dakordimin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së për trajtimin e kësaj çështjeje, por ka theksuar se nevojitet angazhim konkret i ekspertëve juridikë dhe institucioneve.

“Diçka që ishte dashur të ndodhë më herët dhe të mos ketë zvarritje në aspektin kohor, pasi jemi të vonuar dhe mund të jemi edhe më tepër”, ka deklaruar Baraliu.

Ai ka tërhequr vëmendjen edhe te përmbajtja e projektligjit, duke theksuar se ai duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me nenin 162, paragrafin 3 dhe Amendamentin 24.

“Për efektin që do të ketë, varet nga përmbajtja që do të ketë në rishikimin dhe ripërpunimin e këtij projektligji nga grupi punues dhe Kuvendi”, ka theksuar ai.

Hapat e ardhshëm proceduralë

Pas përgatitjes së draftit nga grupi punues, pritet që teksti të kalojë nëpër fazat e shqyrtimit dhe harmonizimit juridik, përpara se të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Më pas, deputetët do të kenë mundësinë ta shqyrtojnë dhe votojnë projektligjin, ndërsa çdo ndryshim eventual duhet të kalojë procedurat e përcaktuara kushtetuese dhe ligjore.

Paralelisht me këtë proces, institucionet e Kosovës po punojnë edhe në hartimin e Strategjisë shtetërore për fazën e apelit në Hagë, e cila synon koordinimin e mbështetjes institucionale, juridike dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së.

Nga protestat pas aktgjykimit deri te kthimi i ligjit në Kuvend

Reagimet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë nisën më 16 shtator, kur u shpallën dënimet ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimi, me të cilin Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet, nxiti reagime të shumta në Kosovë. Po atë ditë, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta u mblodhën në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit, duke kundërshtuar aktgjykimin.

Në ditët dhe javët pasuese, protestat vazhduan në kryeqytet, të organizuara nga organizatat e dala nga lufta dhe platforma të ndryshme qytetare. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve ishte ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, përmes të cilit synohej rishikimi i kompetencave dhe mandatit të Gjykatës Speciale. Më 4 tetor, protesta në Prishtinë u mbajt për herë të 19-të që nga shpallja e aktgjykimit.

Më 5 tetor, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Projektligji, i iniciuar nga PDK-ja, u miratua në lexim të parë, ndërsa më 6 tetor kaloi edhe në lexim të dytë. Megjithatë, më 22 tetor, presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë në Kuvend për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së si sponsorizuese e nismës. Kjo bëri që procesi të rikthehej në fazën e shqyrtimit dhe të hapej rruga për përgatitjen e një teksti të ri ligjor.

hartiminligjispecialen

Të ngjashme

Paga e 13-të, çka parasheh ligji i ri?

Paga e 13-të, çka parasheh ligji i ri?

20:58
Çitaku: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore

Çitaku: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore

14:58
Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

10:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:3120 milionë euro shtesë ndahen për pensionet bazike, ndryshohet buxheti i vitit 2026
  • 23:18Abdixhiku në Darkën e Lamës në Bruksel: Mërgata shkroi një pjesë të historisë së Kosovës
  • 22:32ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
  • 22:11Vdes nëna e dëshmorit kosovar
  • 22:04Hasani: Plani mes BE-së e Britanisë i rëndësishëm për Kosovën e Ballkanin