Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu: Qeveria diskutoi 35 pika, por ligji për Specialen mungoi në agjendë

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 22:16
Deliu: Qeveria diskutoi 35 pika, por ligji për Specialen mungoi në agjendë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë për mos-trajtimin e ligjit për Specialen, duke thënë se, pavarësisht urgjencës së deklaruar pas aktgjykimit të fundit, kjo çështje ende nuk është konkretizuar.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Deliu-Kodra tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë diskutuar 35 pika, por në mesin e tyre nuk ka qenë ligji për Specialen.

“Unë dëgjova deklarimet e Albin Kurtit në konferencën e tij në Qeveri sot, janë 35 pika të cilat janë diskutuar sot në Qeveri të Kosovës, nuk figuron ligji”.

Ajo ka theksuar se kjo vjen në një kohë kur kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për rrezikun që, sipas tij, paraqet vendimi i datës 16, për shkak të një përpjekjeje të Rusisë dhe Serbisë për ta aktivizuar diplomacinë.

“Ndërkohë që Albin Kurti përmendi sot edhe rrezikun që e ka vendimi i datës 16, për shkak të një përpjekjeje të Rusisë dhe Serbisë që ta aktivizojë diplomacinë, e që do t’i bënte dëm Kosovës”, tha ajo.

blerta deliu

pikaligjispecialen

Të ngjashme

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

22:31
Takimet për Specialen, Hazma e zbulon se çka i tha Kurtgi

Takimet për Specialen, Hamza e zbulon se çka i tha Kurti

22:20
Protesta vazhdon prej dy javësh, Haziri kërkon të procedohet Ligji për Specialen

Protesta vazhdon prej dy javësh, Haziri kërkon të procedohet Ligji për Specialen

21:13
Ligji për Specialen, Tahiri: Pse s'procedohet në Kuvend, s’është dokument i NASA-s

Ligji për Specialen, Tahiri: Pse s'procedohet në Kuvend, s’është dokument i NASA-s

15:07

Më shumë nga Lajme

  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë
  • 22:38Limaj kërkon nga Qeveria hapa konkretë: Të bëhen ndryshimet në Ligjin për Specialen