Ushtruesja e detyrës së Kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Ligji për Gjykatën Speciale do të kthehet në Kuvend “më së largu të hënën e ardhshme”. Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo tha se “ndryshimet e menjëhershme janë të kufizuara” në këtë momente.
“Më së largu deri ditën e hënë. Ne do të jemi të kufizuar me atë që mund të ndryshojmë menjëherë. Ky Ligj mund të ndryshojë edhe pas tre muajsh, edhe pas tetë muajsh. Është punë që do të jetë vazhdimisht në proces e sipër”, tha Çitaku.




