Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“E kemi lutur...”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 22:17
“E kemi lutur...”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për dorëheqjen e Bedri Hamzës nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur se ky vendim nuk ishte befasi për udhëheqjen e kësaj partie.

Në emisionin "Rubikon", Çitaku ka sqaruar se Hamza i kishte paralajmëruar anëtarët e kryesisë dhe grupit parlamentar për largimin e tij shumë kohë më parë.

Ajo ka thënë se dorëheqja e tij dhe çështja e Ligjit për Specialen kanë rastisur të ndodhin në të njëjtën periudhë, por sipas saj, vendimi i Hamzës ishte paralajmëruar paraprakisht.

“Çështja e ligjit dhe dorëheqjes së kryetarit Bedri Hamza aksidentalisht ka rastisur të jetë në të njëjtën kohë. Bedri Hamza, ne që jemi në kryesi, por edhe grupin parlamentar, na ka paralajmëruar shumë kohë më herët që do të largohet nga udhëheqja e PDK-së. Për ne nuk ka qenë befasi”, ka deklaruar Çitaku

Ajo ka treguar se drejtuesit e partisë kishin kërkuar nga Hamza që të qëndronte në krye të PDK-së deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, por se një kërkesë e tillë nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij.

“E kemi lutur, kemi kërkuar nga Hamza që të qëndrojë në krye të PDK-së deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, mirëpo në të njëjtën kohë kemi pasur edhe mirëkuptim, meqë një paralajmërim të tillë Hamza na e ka bërë shumë kohë më herët”, u shpreh ajo.

Çitaku ka zbuluar gjithashtu se Hamza ua kishte bërë të qartë se po priste përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë përpara se të largohej nga udhëheqja e partisë.

“Ai na ka thënë shprehimisht që po e presim vetëm verdiktin në Hagë dhe më pas do të largohem nga udhëheqja e partisë”, ka deklaruar Vlora Çitaku në "Rubikon"

çitakuhamzakemi

Të ngjashme

Çitaku thotë se Ligji për Specialen kthehet në Kuvend “më së largu deri të hënën”

Çitaku thotë se Ligji për Specialen kthehet në Kuvend “më së largu deri të hënën”

22:14
Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel

Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel

21:41
Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

21:40
Çitaku tregon se a është siguruar financimi për betejën në Apel

Çitaku tregon se a është siguruar financimi për betejën në Apel

21:39

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée
  • 22:41Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE
  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik
  • 22:39Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten
  • 22:31Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së