Anëtari i kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se tërheqja e Ligjit për Gjykatën Speciale ka qenë ofenduese, duke kërkuar nga krerët e PDK-së të japin përgjigje se pse kishin vendosur të tërhiqeshin nga ky ligj.
Në një paraqitje në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se PDK-ja nuk ishte konsultuar me Aleancën për këtë vendim.
Ai tregoi se edhe në takimet dhe kontaktet e tij të vazhdueshme, pyetjet që i bëhen lidhen me arsyet e tërheqjes së ligjit dhe nëse kishte pasur presion nga dikush.



