Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 22:41
Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

Analisti politik, Ilir Deda e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm diskutimin e Kosovës me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Deda ka theksuar se Kosova duhet të përshtatet me ndryshimet globale dhe rajonale, duke rishikuar qasjen e saj dhe duke shfrytëzuar mundësitë për të avancuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Unë do të doja që diskutimi me BE-në të përfshijë si statusin e vendit kandidat, ashtu edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në bashkëpunim me shtetet anëtare. Mendoj se është shumë i rëndësishëm një diskutim përmbajtësor me Gjermaninë dhe Francën lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe, së dyti, çfarë duhet të bëjë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Këto çështje janë shumë të rëndësishme për ne dhe duhet të ulemi e t’i trajtojmë pa paragjykime të së kaluarës dhe pa pengesa të tjera. Bota po ndryshon, rajoni gjithashtu mund të jetë duke ndryshuar, prandaj edhe ne duhet ta shohim këtë realitet dhe të shqyrtojmë se si mund ta maksimizojë Kosova pozicionin e saj për të ecur përpara në planin ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Sipas Dedës, Kosova nuk ka çfarë të humbasë nga procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, edhe nëse gjatë këtij procesi i paraqiten kushte të caktuara.

Ai ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë organizatë do ta lehtësonte më pas edhe diskutimin për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të fillojmë të diskutojmë, sepse Kosova vetëm përfiton nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe nuk humb asgjë. Nuk ka çmim që duhet paguar, pasi Kosova vetëm fiton, pavarësisht se çfarë kushtesh mund t’i vendosen. Në Këshillin e Evropës anëtarësohesh me formulimin ‘shtet evropian’, ndërsa më pas do të ketë më pak pengesa edhe nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pasi të njëjtat vende janë edhe këtu, edhe atje”, ka përfunduar Deda

duhetkosovavendit

Të ngjashme

Kosova pëson humbjen e dytë nga Italia, “Dardanët” mposhten 3-0 në ndeshjen e kthimit

Kosova pëson humbjen e dytë nga Italia, “Dardanët” mposhten 3-0 në ndeshjen e kthimit

22:07
Rama në Paris: BE-ja t’i ulë në tryezë 7 vendet me të cilat po negocion për anëtarësim, ata duhet të jenë si fëmijët e Ursula von der Leyenit

Rama në Paris: BE-ja t’i ulë në tryezë 7 vendet me të cilat po negocion për anëtarësim, ata duhet të jenë si fëmijët e Ursula von der Leyenit

20:48
Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

19:27
Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas aktgjykimit të 16 shtatorit

Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas aktgjykimit të 16 shtatorit

18:20

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë
  • 23:27Hoti fajëson qeverinë për faturat e larta të energjisë: Pasojë e anulimit të projektit të gazit amerikan
  • 22:54Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée
  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik
  • 22:39Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten