Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët e partisë në Prizren, në kuadër të diskutimeve me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”.
Limaj bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike, pasojat e aktgjykimit në Hagë, dinjitetin e luftës së UÇK-së, Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.
Sipas tij, pasojat e këtij aktgjykimi shtrihen përtej ish-bashkëluftëtarëve që po gjykohen në Hagë dhe prekin dinjitetin e luftës çlirimtare dhe themelet e shtetit të Kosovës.




