Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ndërtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit/ Bugojevci ndan detaje nga takimi me ekipin projektues

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 19:27
Ndërtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit/ Bugojevci ndan detaje nga takimi me ekipin projektues

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se sot është biseduar mbi ecurinë e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në një postim, Bogujevci tha se Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike.

“Nga prezantimi pamë se projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.

Pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kësaj vepre që do t’i shërbejë kulturës dhe artistëve tanë” u shpreh Bogujevci.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Sot u njoftuam nga ekipi projektues për ecurinë e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit, një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për kulturën në Kosovë, që do të ndikojë në zhvillimin e institucioneve tona të arteve muzikore dhe skenike për dekadat që vijnë.

Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik. Projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

Kjo hapësirë do të krijojë kushte moderne për artistët dhe institucionet kulturore, duke pasuruar ofertën artistike dhe jetën kulturore në vend.

Nga prezantimi pamë se projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.

Pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kësaj vepre që do t’i shërbejë kulturës dhe artistëve tanë.

teatritoperësbaletit

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Kurti takohet me kryeministrin e Armenisë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
  • 20:25Nafta dukshëm më e lirë në Maqedoninë e Veriut se në Kosovë, diferenca arrin 29 centë për litër
  • 20:12Profesori irlandez: Apeli nuk do t’i shpallë krerët e UÇK-së të pafajshëm – Kjo është Gjykata më politike që njoh
  • 20:12VV akuzon Komunën e Prishtinës për keqpërdorim të 2.18 milionë eurove: U shpenzuan jashtë destinimit, shkollat mbetën pa ngrohje
  • 20:01Ish-luftëtari i UÇK-së shprehet i zhgënjyer me trajtimin në Spitalin e Pejës: U largova pa terapi pas disa orësh pritje