Kombëtarja e Kosovës në futsall zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj kombëtares së Italisë, e vlefshme për Grupin 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.
Dueli pritet të jetë mjaft i nxehtë dhe do të luhet në palestrën “PalaDisfida” në Barletta me fillim nga ora 20:00. Dardanët hyjnë në këtë përballje me objektivin e qartë për të nxjerrë një rezultat pozitiv dhe për të përmbysur përshtypjen e ndeshjes së parë.
Takimi i parë i zhvilluar para disa ditësh në palestrën e Prishtinës dhuroi spektakël dhe rivalitet të fortë, mirëpo përfundoi me fitoren minimale të Italianëve me rezultat 4-3.



